
Ky njeri gjykon El Clasion, Barcelona-Real
Rikardo de Burgos Bengoetxea fiton balotazhin me Soto Grado pasi u zgjodh të jetë kryesori i finales së Kupës së Mbretit ndërsa në VAR do të ndihmet prej Pablo González Fuertes.
Arbitri në fjalë e di fare mirë rëndësinë e këtij takimi pasi ka gjykuar më parë dy finale të Superkupëës së Spanjës mes dy ekipeve. Në 2018-ën kur kjo finale luhej me dy takime ai gjykoi duelin e parë të fituar nga Reali me shifrat 3-1 përballë Barçës. Ndërsa në 2023-in, kur kjo finale luhej me një takim, ai ishte kryesori i sfidës të përfunduar 3-1 në favor të ekipit katalanas.
Sa i përket precedentëve me secilin klub Ricardo de Burgos Bengoetxea ka arbitruar Barcelonën në 31 takime (La Liga, Kupë Mbreti dhe Superkupë). Prej këtyre dueleve katalanasit kanë humbur vetëm pesë duke fituar plot 25.
Sa i përket precedentëve me Realin e Madridit, Ricardo de Burgos Bengoetxea ka arbitruar klubin mbretëror 25 herë në takime të vlefshme për La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkopën e Spanjës. Prej këtyre takimeve Reali ka fituar 16, barazuar katër dhe humbur pesë.