Berat Gjimshiti ëndërron golin në ‘San Siro’

Berat Gjimshiti ëndërron golin në ‘San Siro’

Mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti në një intervistë për “L’Eco di Bergamo”, ka treguar ëndrrën e madhe që ka.

Në prag të ndeshjes mes Milanit dhe Atalantës, mbrojtësi kuqezi ka treguar se hapat e parë në fushë i ka hedhur si sulmues.

“Kur isha i vogël më linin përpara pasi isha më i gjati. Të shënoja gola ishte dëfryese. Një gol në ‘San Siro’ do të ishte fantastik, por objektivi i vërtetë është fitorja”, tha ai.

“Si mbrojtës që jam kam mësuar të lexoj lëvizjet e sulmuesve mbase kjo do të më ndihmon që në një të ardhme të afërt të shënoj një gol vendimtar”, theksoi Gjimshiti.

Share This