
LDK: Vendi ka nevojë urgjente për stabilitet institucional
Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se vendi ka nevojë urgjente për stabilitet institucional dhe legjitimitet të plotë politik.
“Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë zëri i arsyes, i ligjshmërisë dhe i përgjegjësisë demokratike – gjithmonë në shërbim të qytetarit dhe të shtetit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e LDK-së.
Sipas LDK-së, sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës dështoi për herë të tretë radhazi të konstituohet, duke konfirmuar edhe një herë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar institucionet e reja të vendit.
“Ne nuk do të lejojmë që Republika e Kosovës të bllokohet për interesa të ngushta partiake. Rruga e vetme përpara është respektimi i plotë i Kushtetutës dhe ligjit”, thuhet në deklaratën e LDK-së.