Haxhiu: Kemi dakordim për votimin e raportit për mandate

Haxhiu: Kemi dakordim për votimin e raportit për mandate

Albulena Haxhiu nga LV-ja tha se të gjitha partitë politike u dakorduan gjatë takimit konsultativ, me kryesuesin Avni Dehari, që raporti i Komision për verifikimin e mandateve të votohet në mënyrë unanime, në mënyrë që të ecet përpara.

Haxhiu tha se vetëm nëse të gjithë votojnë për raportin e Komsionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve, si në Komision por edhe në sallë plenare, edhe LV-ja do ta mbështesë atë.

Ajo tha se asnjë veprim tjetër nuk e kanë bërë sa i përket dorëheqjeve nga postet ekzekutive, duke përsëritur qëndrimin se dorëheqjet janë dorëzuar më herët te kryeministri.

Share This