
Slot flet për Arnold: Mbrojtës i jashtëzakonshëm, le të shohim çfarë sjell e ardhmja
Pas zgjatjes së kontratave me Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah, Liverpool tashmë po përqendrohet te e ardhmja e Trent Alexander-Arnold.
Mbrojtësi anglez ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe, duke nisur nga vera, do të jetë i lirë të negociojë me klube të tjera.
Trajneri i ri i “The Reds”, Arne Slot, u pyet për situatën e rinovimit, por nuk dha shumë detaje.
“Ai po kthehet nga një lëndim dhe është stërvitur me ne këtë javë. Ka treguar përkushtim maksimal dhe kjo flet shumë për cilësinë dhe karakterin e tij. Të gjithë që e ndjekin futbollin e dinë se Trent është një mbrojtës i jashtëzakonshëm për këtë klub. Le të shohim çfarë na sjell e ardhmja”, deklaroi Slot.
Slot gjithashtu foli për gjendjen fizike të lojtarit, duke konfirmuar se ai ende nuk është gati për një vend në formacionin titullar.
“Ai nuk është gati për të qenë titullar. Nëse gjithçka shkon mirë sot dhe nesër, mund të jetë në stol. Seanca e parë stërvitore me ekipin e zhvilloi të mërkurën, ndaj nuk mund të jetë ende në fushë nga minuta e parë”, theksoi Slot.
Kujtojmë se Arnold prej kohësh është cak i gjigantit spanjoll, Real Madrid.