Inter dhe Arsenal në gjysmëfinale, bien Reali e Bayerni

Inter dhe Arsenal në gjysmëfinale, bien Reali e Bayerni

Inter dhe Arsenal janë kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Real Madridi është mundur në ‘Bernabeu’ edhe në ndeshjen kthyese të çerekfinales nga Arsenali, me rezultat 1-2 dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 5-1, ‘Topçinjtë’ kalojnë në gjysmëfinalen e kësaj gare magjike.

Ashtu edhe siç pritej, dueli mes madrilenëve dhe londinezëve, ka prodhuar një superndeshje.

Pas 65 minutave lojë, ishte Saka, i cili në minutën e 13-të dështoi nga pika e bardhë, ai që shtangu ‘Bernabeun’ duke kaluar Arsenalin në epërsi prej 1-0.

Mirëpo, dy minuta më vonë braziliani Vinicius riktheu shpresën tek ‘Los Blancos’ duke barazuar shifrat në 1-1. Të besuarit e Carlo Ancelottit deri në fund të ndeshjes, më të gjitha forcat u vërsulen drejt portës kundërshtare për të gjetur sërish rrugën e golit, megjithatë, tentimet e tyre ishin të kota, derisa Arsenali përmes Martinel (90+3’), i dha goditjen e fundit madrilenëve për rezultatin përfundimtar 1-2.

Arsenali kalon në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, derisa Reali këtu e mbyll aventurën këtë sezon të garave në ligën më të madhe evropiane.

Sfidë drithëruese u zhvillua edhe në duelin tjetër mes Interit dhe Bayern Munich, ndeshje që u mbyll baras 2-2 dhe me rezultatin  e përgjithshëm prej 4-3, skuadra italiane kalon në gjysmëfinale.

Harry Kane (52’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën ‘bavareze’ në epërsi prej 0-1. Gjashtë minuta më vonë argjentinasi Lautaro Martinez ndez ‘San Siron’, duke barazuar shifrat në 1-1. Tre minuta më vonë, Pavard kalon për herë të parë Interin në avantazh prej 2-1. Bayern nuk u dorëzua dhe përmes Dier (76’), barazoi rezultatin në 2-2, rezultat më të cilin u mbyll kjo superndeshjes.

Inter prek gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, kurse, Bayern përshëndet më garat e kësaj ligë këtë sezon.

Share This