Avokati Arianit Koci po mendon t’i futet politikës

Avokati Arianit Koci po mendon t’i futet politikës

Avokati Arianit Koci po mendon që t’i futet politikës.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se rehatinë e ka, poqë nuk po mundet të durojë çfarë është duke ndodhur në politikë.

Për këtë ai ka shprehur hapur synimin për t’u bërë pjesë e politikës, duke pyetur miqtë nëse do ta përkrahin.

“Rahatinë e kam. Punët i kam në vijë. I kam realizu thuaja të gjitha ëndrrat e mia. Por s’po mundem me duru çka po ndodh në politikë. Po mendoj me hy vetë. E di sa e rrezikshme është – sot je hero, nesër tradhtar. Një ditë i ndershëm, tjetrën hajn.  Por më duket më e rëndë me hesht sesa me marrë përgjegjësi. Nëse hy, do ta kem një qasje gjithëpërfshirëse. Përbashkuese”.

“E pranoj me sportivitet edhe humbjen.  E di që do më mungojnë aventurat, udhëtimet, liria. Do të duhet regjim tjetër jetësor. Sakrificë – pa diskutim. Por e bëj për ata që po vijnë pas nesh. Punes nuk i frikesohem. Njeriun, qytetarin, çdo votues – respektoj deri në përulje. Edhe energji kam me bollëk! Prandaj, po më duhet këshilla juaj: a ia vlen? A më përkrahni”, ka shkruar Koci.

Share This