
Dukagjini dhe Suhareka ndajnë pikët në derbin e mbijetesës
Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së 29-të në elitën e futbollit të Kosovës.
Dukagjini dhe Suhareka kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të martën në Klinë.
Derbi i mbijetesës mes këtyre dy skuadrave, ka dhënë një lojë interesante, edhe pse kjo sfidë nuk prodhoi fitues.
Skuadra mysafire më mirë e nisi lojën dhe përmes Mevlan Zekës (11’), kalojë në epërsi prej 1-0.
Klinasit pas nëntë minutash lojë u rikthyen në lojë me Faton Nezirin duke barazuar shifrat në 1-1.
Të dy skuadrat krijuan edhe disa raste tjera, megjithatë, kjo përballje u mbyll baras 1-1.
Dukagjini mbetet në pozitën e shtatë me 35 pikë, dy më shumë së Suhareka që është e parafundit.