Kica-Xhelili për rritjen e çmimit të energjisë: I fortë paska qenë Martini, kryeministër, i dobët qenke ti

Kica-Xhelili për rritjen e çmimit të energjisë: I fortë paska qenë Martini, kryeministër, i dobët qenke ti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj paralajmërimeve për ngrijen e çmimit të energjisë elektrike.

Ajo së pari ka risjellur një deklaratë të Kurtit sa ishte në opozitë, “Qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike.”

Deputetja e ka mbyllur reagimin e saj me fjalët, “I fortë paska qenë Martini, kryeministër, i dobët qenke ti”.

E Plotë:

Qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike.”

Kështu fliste dikur VV. Një VV moralizuese që sot do të ishte oponenti i dhunshëm i vetvetes.

Teksa nesër ZRrE “e mësyn” rritjen e radhës së fryrjes së faturave, Ministrja e Ekonomisë ankohet se arsya e shpenzimit të rrymës është prodhimi i drogës, e përfaqësuesi i emëruar nga Qeveria në ZRrE ua ofendon inteligjencën çdo ditë qytetarëve. E qytetarët? Mezi mbijetojnë!

Por ky nuk është halli i Qeverisë në detyrë. Varësisht si e kur “zgjohen në mëngjes”, para a pas zgjedhjeve, reflektimet e tyre ndryshojnë.

Ju kujtohet në zgjedhje kryeministri? “Unë e kam ditë që jam i fortë, po s’e kom ditë që jam kaq i fortë”.

I fortë paska qenë Martini, kryeministër. I dobëti qenke ti!

Share This