
Melihate Tërmkolli: Çfarë deputete është ajo për të cilën vendimet i merr baba, “lideri” i vet
Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka bërë thirrje që të mbrohen deputetët nga dhuna, teksa ka thënë se si mund të ndodhë që për një deputete vendimet politike i merr babai i saj.
“Çfarë deputete është ajo për të cilën vendimet në emër të saj i merr “lideri” i vet?!
Çfarë deputete është ajo për të cilën vendimet në emër të saj i merr “bossi” i vet a i dikujt tjetër?!” ka shkruar ajo ndër të tjera.
Tërmkolli ka pyetur se ku janë institucionet shtetërore që nuk reagojnë lidhur me raste të tilla.
Postimi i saj i plotë:
Mbroni deputetet nga dhuna!
Paramendoni nën çfarë dhune e çfarë deputete është ajo për të cilën vendimet politike në emër të saj i merr baba i vet?!
Çfarë deputete është ajo për të cilën vendimet në emër të saj i merr “ lideri” i vet?!
Çfarë deputete është ajo për të cilën vendimet në emër të saj i merr “bossi” i vet a i dikujt tjetër?!
Ku janë institucionet shtetërore që nuk reagojnë sepse imponimi ndaj vendimeve e qëndrimeve të deputetëve është vepër e ndaluar me ligj e me kushtetutë!
Sistemi politik në Kosovë, me Kushtetutë, është sistem demokratik perëndimor, nuk është sistem islamik-arabik, as sistem diktatorial apo skllavo-pronar!
Në çfarë kohe po jetojmë, në Mesjetë apo jemi në shekullin XXI?!
P.s. Ku jeni ju Zanat e maleve që nuk po i mbroni deputetet nga dhuna, pse po tutni?!
Edhe deputetet kanë nevojë për mbrojtje anipse janë të thirrura ta mbrojnë shtetin e popullin.
Medet ku kemi ra!