Haradinaj: Në Koshare u vulos me gjak se shqiptarët kurrë nuk nënshtrohen

Haradinaj: Në Koshare u vulos me gjak se shqiptarët kurrë nuk nënshtrohen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në Koshare shqiptarët e vulosën me gjak e sakrificë që nuk nënshtrohen.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se “përulemi me nderim para heronjve, Agim Ramadani, Sali Çekaj, Xhemajl Fetahaj dhe gjithë dëshmorëve të Brigadës 138 – brigadë, që mbetet simbol i guximit dhe unitetit tonë kombëtar!”.

Postimi i plotë:

Në Koshare u shemb kufiri ndërshqiptar dhe u ngrit përgjithmonë krenaria jonë kombëtare. Këtu u vulos me gjak e sakrificë se shqiptarët nuk pranojnë kurrë nënshtrimin.

Në këtë tokë të lavdisë, trimat e UÇK-së zhvilluan njërën nga betejat më heroike të luftës sonë për liri. Përulemi me nderim para heronjve, Agim Ramadani, Sali Çekaj, Xhemajl Fetahaj dhe gjithë dëshmorëve të Brigadës 138 – brigadë, që mbetet simbol i guximit dhe unitetit tonë kombëtar!

Në po të njëjtën datë kur nderojmë heronjtë e Koshares, kujtojmë me respekt të thellë edhe 28 luftëtarët e Brigadës 162 “Agim Bajrami” të Kaçanikut, që ranë heroikisht 26 vjet më parë në fushëbetejë. Po ashtu, përulemi para kujtimit të 32 martirëve të ekzekutuar mizorisht te “Prroi i Rakocit” dhe në “Lagjën e Re”.

Derisa nderojmë dëshmorët dhe martirët e luftës sonë çlirimtare, kujtojmë se liria që gëzojmë sot ka ardhur me sakrifica të mëdha. Ishte pikërisht lufta e UÇK-së që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika.

Lavdia u përket të gjithë atyre që u vunë në mbrojtje të Atdheut!

Share This