Lufta Rusi-Ukrainë/BE nxjerr dokumentin për riarmatosjen e Europës

Lufta Rusi-Ukrainë/BE nxjerr dokumentin për riarmatosjen e Europës

Dokumenti i titulluar ‘Letra e Bardhë për Mbrojtjen Evropiane – Gatishmëria 2030’, synon t’i përgjigjet “urgjencës afatshkurtër në mbështetje të Ukrainës, por edhe të adresojë nevojën urgjente afatgjatë për të rritur sigurinë dhe mbrojtjen e Evropës”.

Plani bazohet në propozimet për të mobilizuar deri në 800 miliardë euro fonde për mbrojtjen; ku synohet mbështetja e industrisë evropiane të mbrojtjes përmes rritjes së prokurimeve bashkëpunuese; mbështetjen e Ukrainës nëpërmjet rritjes së ndihmës ushtarake dhe integrimit më të thellë të industrive të mbrojtjes evropiane dhe ukrainase; thellimi i tregut të mbrojtjes në mbarë BE-në, duke përfshirë thjeshtimin e rregulloreve; përshpejtimi i transformimit të mbrojtjes përmes inovacioneve si Inteligjenca Artificiale dhe teknologjia kuantike; rritja e gatishmërisë evropiane për skenarët e rasteve më të këqija, duke përmirësuar lëvizshmërinë ushtarake, grumbullimin dhe forcimin e kufijve të jashtëm, veçanërisht kufirin tokësor me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Ndërkaq Britania e Madhe ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbështetja ushtarake për Ukrainën pavarësisht kërkesës së Kremlinit se paqja mund të arrihet vetëm nëse ndërpritet e gjithë ndihma e huaj ushtarake. Mbretëria e Bashkuar fillimisht nuk iu përgjigj deklaratës së Kremlinit pas telefonatës midis Vladimir Putin dhe Donald Trump, por të mërkurën në mëngjes, Britania e Madhe theksoi se nuk kishte asnjë ndryshim në pozicionin e saj dhe fluksi i ndihmës ushtarake – me vlerë 4.5 miliardë paund këtë vit – nuk do të ndalej  pavarësisht se çfarë kërkon Kremlini, raporton rtsh.

Share This