Dardanët mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Islandën

Dardanët mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Islandën

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot të zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Islandën.

Dardanët dhe islandezët do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Sipas FFK-së stërvitja e radhës e kombëtares sonë, do të mbahet në orën 17:00, derisa paraprakisht në orën 16:30, do të mbahet konferenca për medie e Kosovës, kurse, konferenca për medie e Islandës mbahet në orën 19:00.

Kujtojmë se ndeshja kthyese mes Islandës dhe Kosovës do të luhet më 23 mars në Murcia të Spanjës.

Share This