Çmimet në qiell, kosovarët e varfër. Ja çfarë nuk mund të përballojnë (VIDEO)

Çmimet në qiell, kosovarët e varfër. Ja çfarë nuk mund të përballojnë (VIDEO)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar një anketë mbi përballueshmërinë e familjeve kosovare në kushtet aktuale ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

Sipas rezultateve, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ka vështirësi në përballimin e shpenzimeve të përditshme.

Kështu janë deklaruar qytetarët:

Sa e kanë të vështirë familjet kosovare të paguajnë shpenzimet e zakonshme?

  • Me vështirësi të mëdha: 5.4%
  • Me vështirësi: 15.3%
  • Me disa vështirësi: 44.1%
  • Mjaft lehtë: 14.2%
  • Lehtë: 19.9%
  • Shumë lehtë: 1.1%

A mund ta përballojnë familjet kosovare një shpenzim të papritur prej 200 eurosh?

  • Po: 44.3%
  • Jo: 55.7%

A mund të përballojnë një vakt me mish ose peshk çdo dy ditë?

  • Po: 63%
  • Jo: 36.5%

Megjithatë, përballueshmëria bëhet edhe më e vështirë kur bëhet fjalë për investime afatgjata, si blerja e mjeteve shtëpiake apo ngrohja e shtëpisë gjatë dimrit.

Për më shumë detaje mbi gjendjen ekonomike të qytetarëve dhe ndikimin e rritjes së çmimeve, ndiqni analizën e plotë nga gazetari Enis Reçica, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Share This