
Osmani në Berlin: Për Kosovën, demokracia është sinonimi i lirisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në “The World Forum”, që po mbahet në Berlin.
Ajo nga kryeqendra gjerman foli për Kosovën si shembull i një shteti dhe një populli që ka luftuar e sakrifikuar për shekuj me radhë, për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë që e gëzojmë sot.
“Për Kosovën, demokracia nuk është vetëm sistemi më i mirë i vlerave që njeh njerëzimi, por është edhe vetë sinonimi i lirisë, paqes dhe sigurisë. Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht, sepse besimi në vlerat demokratike është themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti ynë”, tha ajo, raporton rtk.