
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi sot i mbush 54-vjet, vizitohet nga gruaja e tij
Një prej ish-udhëheqësve të UÇK-së, që aktualisht ndodhet në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës, Rexhep Selimi, feston ditëlindjen e tij. Sot ai mbush 54 vjeç.
Bashkëshortja e tij, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka bërë të ditur nga Haga se i ka uruar ditëlindjen me një shkrim në Facebook.
“Ne që të duam shumë, të urojmë ditëlindjen Rexhë!”
“Do të festojmë gjithmonë ditëlindjet me ty, pavarësisht ku jemi”, ka shkruar Shqipe Mehmeti-Selimi në Facebook.