KQZ nesër shpallë rezultatet përfundimtare

KQZ nesër shpallë rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër, aty ku pritet të bëhet edhe shpallja e rezultateve përfundimtare.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, që  tha se kjo do të jetë pikë e rendit të ditës në mbledhjen e thirrur për të shtunën.

“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Elezi për RTKlive.

Share This