Osmani: Pranvera Studentore e 1981 ishte kthesë historike për liri

Osmani: Pranvera Studentore e 1981 ishte kthesë historike për liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e Pranverës Studentore të vitit 1981, duke e cilësuar atë si një kthesë historike që i dha hov lëvizjes për liri dhe pavarësi.

Ajo ka thënë se demonstratat e studentëve në mars dhe prill të vitit 1981 nuk ishin vetëm kërkesa për kushte më të mira, por një thirrje për dinjitet dhe të drejta kombëtare.

Demonstratat ishin një akt guximi që sfidoi regjimin e ashpër jugosllav dhe paralajmëroi rrugëtimin e gjatë drejt lirisë dhe shtetësisë. Ata që dolën në rrugë, që u përballën me dhunën dhe represionin, e ndezën flakadanin e qëndresës, i dhanë formë ëndrrës së një Kosove të lirë.

Presidentja ka kujtuar sakrificën dhe idealizmin e atyre që dolën në demonstrata, duke hapur rrugën për një Kosovë të lirë.

“Sot, 44 vjet më vonë, kujtojmë dhe nderojmë ata studentë dhe demonstrues, të cilët me idealizmin dhe sakrificën e tyre, i hapën rrugën lirisë që e gëzojmë sot”, ka shkruar Osmani.

Share This