Kurti thotë se përsëri do ta udhëheq qeverinë 

Kurti thotë se përsëri do ta udhëheq qeverinë 

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti është pyetur të hënën nga gazetarët rreth konsultimeve me minoritetet për formimin e qeverisë së re.

Ai nuk është ndalë që të flasë para gazetarëve, por në ecje e sipër ka thënë: “Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet. Qeveria sigurt e udhëhequr nga Vetëvendosja dhe unë”.

Vetëvendosje ka fituar mbi 40 për qind të votave duke marrë 48 deputetë, numra që ia pamundësojnë themelimin e qeverisë vetë.

Kurti, dje në një konferencë për medie është deklaruar pro bashkëpunimit me ministrin aktual Nenad Rashiq dhe komunitetet tjera.

Share This