
Nga Allegri te Conte, katër kandidatë për stolin e Juves
Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të bankinës së Juventusit do të përfundojë në fund të sezonit aktual.
Rezultatet nuk janë në anën e teknikut, ndërsa marrëdhënia me tifozerinë bardhezi është thyer përgjithmonë.
Drejtuesit e klubit po mendojnë që tani për alternativat dhe momentalisht në skenë janë katër kandidatë potencial.
Sigurisht që i pari në listë është Massimiliano Allegri, një njohje e vjetër e “Zonjës së Vjetër”.
Ëndrra mban emrin e Antonio Contes, ndërsa pëlqehen edhe De Zerbi dhe Italiano.