
Gasperini pas fitores kundër Juvës: Ky rezultat ishte i paimagjinueshëm
Duke folur për ‘La Domenica Sportiva’, trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, ka analizuar fitoren e madhe të skuadrës së tij kundër Juventusit.
Atalanta deklasoi Juvën (0-4), të dielën mbrëma në kuadër të Serie A.
Strategu italian thotë se rezultati prej 0-4 ishte i paimagjinueshëm.
“Do të ishim shumë të lumtur të fitonim qoftë edhe 1-0, por një rezultat si ky ishte i paimagjinueshëm. Ishte fryti i një ndeshjeje të luajtur shumë mirë që nga fillim”, u shpreh Gasperini.
Shumë kritika pas barazimeve në shtëpi?
“Në shtëpi pret që të mund të sjellësh disa rezultate të tjera, por nuk kanë qenë lojëra të këqija. Kundër Cagliarit u detyrova të mbështetesha shumë nga stoli, sepse të martën kishim ndeshjen kundër Club Brugge. Megjithatë, e di që në kampionatin italian lojërat marrin kthesa të ndryshme në varësi të asaj që arrin të bësh. Ka skuadra që japin gjithçka për ekipin, pavarësisht se objektivat mund të jenë më të ulët”, theksoi trajneri i Atalantës.