
Emocionuese! Laerti del nga shtëpia dhe shkon në studio, përlotet bashkë me publikun
Një moment emocionues ishte ai i Laertit teksa la shtëpinë dhe shkoi në studio për të interpretuar një poezi për nënën… por një surprizë e priste!
Pas performancës emocionuese Laerti u surprizua nga mamaja e tij e cila ndodhej në studio. Mamaja e tij i tha banorit se duhet të vazhdojë rrugëtimin e tij dhe se është krenarë për atë që ka treguar deri më tani në Big Brother VIP Albania.
“Ti i ke ngjarë mamasë dhe babait sepse çdo gjë që e ke arritur deri në këtë moment e ke arritur nëpërmjet forcës tënde, mendimit tënd, kulturës dhe edukatës që ke marr nga familja. Ashtu si ke qenë i vogël të vazhdosh dhe tani.” /tch/