Qeveria miraton listën e aplikimeve për disa grante investuese

Qeveria miraton listën e aplikimeve për disa grante investuese

Qeveria e Kosovës bënë të ditur se ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar listën e aplikimeve për rundin 10B të granteve investuese të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për projektet si në vijim si dhe për Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë dhe projektin për përmirësimin e rrjetit të transimisionit VII.

“Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.02/39 të datës 3 qershor 2020.  –  Aprovuar Nismën për Amendamentimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për Grantin e Realizimit të Projektit ‘Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës’”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Gjithashtu bëhet e ditur se ka darë mjetet financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit “për rastin ICSID me Nr. ARB/17/25, Mabco Contructions”.

Share This