
Distria Krasniqi, e argjendtë në Linz të Austrisë
Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.
Garuesja jonë u mund në finale nga japonezja Iroha O.
Garuesja jonë paraprakisht mundi hungarezen, Reka Pupp, serben Nikolina Nisavic dhe amerikanen Jenna Schurr.
Në finale Distria nuk pati fat duke u mposhtur brenda pak sekondave me ‘Ippon’ nga xhudistja japoneze.
Kujtojmë se nesër garon Laura Fazliu, për të cilën është gara e parë që prej Lojërave Olimpike Paris 2024.