Joshua Kimmich afër rinovimit me Bayern Munich

Joshua Kimmich afër rinovimit me Bayern Munich

Joshua Kimmich është afër finalizimit të së ardhmes së tij me Bayern Munich.

Mesfushori gjerman, i cili është jashtë kontrate në qershor, kishte tërhequr interesimin nga klubet më të mëdha evropiane.

Arsenal, Liverpool, Manchester City dhe Barcelona ishin mes ekipeve që synonin të siguronin shërbimet e tij, pasi ai ishte i lirë të negocionte paraprakisht me çdo klub të huaj.

Më herët këtë javë, vetë Kimmich kishte pranuar se “shumë klube” po përmendeshin si destinacion i mundshëm për të.

Megjithatë, sipas gazetarit të ‘Sky Deutschland’, Florian Plettenberg, lojtari dhe Bayern kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.

“Marrëveshje mes FC Bayern dhe Joshua Kimmich për një kontratë të re deri në vitin 2029! Drita jeshile është dhënë nga i gjithë bordi i Bayernit. Dokumentet përfundimtare janë në përpunim dhe kontratat do të firmosen këtë javë, me njoftimin zyrtar që pritet së shpejti”, ka shkruar gazetari Plettenberg.

Share This