Macron: Franca mund të ofrojë mbrojtje bërthamore për aleatët e saj

Macron: Franca mund të ofrojë mbrojtje bërthamore për aleatët e saj

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar se Franca mund të ofrojë mbrojtje bërthamore për aleatët e saj, duke theksuar nevojën për një mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën dhe forcimin e sigurisë në Evropë.

Ai bëri këtë paralajmërim në një deklaratë në kanalet e tij zyrtare të rrjeteve sociale, duke hapur një debat të ri mbi mbrojtjen e aleatëve të Francës në kontinentin evropian.

Macron theksoi se çdo vendim për përdorimin e armëve bërthamore do të mbetet në duar të presidentit të Francës, si komandant i ushtrisë.

Në lidhje me situatën ndërkombëtare, Macron paralajmëroi se Evropa po hyn në një “epokë të re” dhe nuk mund të mbetet “spektatore” përballë kërcënimeve nga Rusia.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin se Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë qëndrimin e saj për mbështetje ndaj Ukrainës në të ardhmen, dhe se Evropa duhet të jetë e gatshme për çdo mundësi.

“Franca është e përkushtuar ndaj NATO-s dhe partneritetit me SHBA-në, por ne duhet të punojmë për të forcuar pavarësinë tonë në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë,” tha ai.

Macron njoftoi se do të ftojë liderët evropianë në një takim në Paris për të diskutuar një plan që mund të përfshijë vendosjen e trupave paqeruajtëse në Ukrainë pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje.

Këto komente vijnë pas një deklarate nga Friedrich Merz, kancelari i mundshëm i Gjermanisë, i cili propozoi që Franca dhe Mbretëria e Bashkuar të bashkëpunojnë më shumë në fushën e mbrojtjes bërthamore evropiane.

Share This