
Kryeqyteti nderon familjen Jashari
Sot, në seancën solemne të Kuvendit të Kryeqytetit, u përkujtua dhe u nderua sakrifica e pavdekshme të familjes Jashari – një akt trimërie që shënoi pikë kthese në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Mirënjohja e dorëzuar familjes Jashari nuk është thjesht një simbol, por një zotim i Kryeqytetit se sakrifica e tyre do të mbetet përherë në themelin e shtetit tonë, në ndërgjegjen kombëtare dhe, mbi të gjitha, në zemrat tona”.
“Me përkushtim të plotë për të ruajtur dhe nderuar këtë trashëgimi, Kryeqyteti, ka caktuar tashmë lokacionin për monumentin e Heroit Legjendar “Adem Jasharit”, lokacion për të cilin kemi pëlqimin edhe të vetë familjes Jashari. Ky monument do të qëndrojë si dëshmi e përjetshme e lavdisë dhe heroizmit të tij”, ka shkruar në Facebook kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.