
Inzaghi: Feyenoord ka bërë gjëra të mëdha
Aventura e Interit në Ligën e Kampionëve rinis nga Roterdami. Të mërkurën në orën 18:45, skuadra e Simone Inzaghit do të përballet me Feyenoord në ndeshjen e parë të fazës së 16-shes.
Një ndeshje që në letër i sheh zikaltërit si favoritë, por që nuk mund të merret lehtë, edhe sepse trajneri po përballet me një emergjencë të vërtetë në korsinë e majtë që mund ta çojë në disa zgjedhje formacioni të paprecedentë.
“Interi po bën mirë, edhe nëse jemi qartësisht në një emergjencë, veçanërisht në një sektor – tha trajneri zikaltër.
“Kemi punuar shumë për këtë fazë, është një moment vendimtar dhe do të jemi gati. Feyenoord? Ata mundën Bayernin, befasuan Cityn nga 3-0 në 3-3, eliminuan Milanin, do të kenë nevojë për vëmendje të madhe”.
Ai nuk foli shumë për formacionin, por konfirmoi se Sommer do të jetë vetëm në pankinë: “Bastoni? Ai do të na japë një dorë. Një ekip mund të ndërtojë në një mënyrë dhe të bëjë dalje të ndryshme pa top, kështu që mbrojtja është gjithmonë me katër lojtarë kur mbrojtësi i djathtë del. Sommer? Ai ka bërë një punë të shkëlqyer, është plotësisht i disponueshëm, por do të luajë Martinez nesër”.
Për Feyenoord – “Është një ekip fizik, me cilësi të shkëlqyera. Ne e dimë se nuk është një mjedis i thjeshtë në shtëpi, unë luajta atje në vitin 2000 me Lazion. Unë nuk kam qenë atje si trajner, por e di që është një mjedis i ngrohtë”.
“Është një ekip cilësor që ka ndërruar trajner dhe tashmë ka bërë gjëra të mëdha në Champions. Bayern humbi, Milani doli jashtë. E dimë që do të ketë një ndeshje të kthimit, por duhet të mendojmë për nesër, me disa mungesa siç ka në të gjitha skuadrat”.