
Mediet spanjolle: Barça nuk po e mendon rikthimin e Neymarit
Ditëve të fundit është folur mjaft shumë rreth mundësisë së rikthimit të brazilianit Neymar te Barcelona.
Sipas medieve spanjolle, katalanasit janë duke i vlerësuar të gjitha opsionet për të planifikuar sezonin e ardhshëm dhe, në rastin e brazilianit, është marrë një vendim.
Një nga objektivat e Barcelonës është transferimi i një anësori me këmbë të majtë, gjë që ka zërat për një rikthim të mundshëm të Neymar-it në ‘Camp Nou’.
Sulmuesi 33-vjeçar në muajin janar u rikthye në Santos duke firmosur një kontratë gjashtëmujore, me synimin për t’u kthyer në Evropë në vitin 2025.
Mirëpo, sipas ‘Mundo Deportivo’ dhe ‘Sport’, brenda klubit katalanas nuk po merret në konsideratë rikthimi i Neymarit. Trajneri Hansi Flick thuhet se është duke hezituar për ta bërë këtë, por gjithashtu edhe bordi drejtues i Barcelonës nuk e sheh këtë opsion si një mundësi reale.