
Prishtina-Llapi, kështu mbyllet derbi i madh kosovar
Ndeshja Prishtina – Llapi e mbylli javën e 22-të në Superligën e Kosovës.
Takimi i zhvilluar në kryeqytet, në stadiumin “Fadil Vokrrin”, u mbyll pa gola.
Në pjesën e parë të takimit, Prishtina e kishte kontrollin e lojës, duke humbur disa mundësi të mira shënimi.
Ndër rastet më të mira, ishte ai i Leotrim Kryeziut, që dështoi të shënojë nga afërsia.
Ndërsa, në pjesën e dytë, Llapi u rikthye më fuqishëm, duke tentuar disa herë në portën e Ardit Nikës.
Rastin më të mirë e pati Ardit Tahiri, që dështoi nga pesë metërshi i portierit.
Me këtë barazim – që s’u bën nder asnjërës skuadër – Prishtina renditet e pesta në tabelë me 30 pikë të tubuara.
Në anën tjetër, barazimin do ta vuajë më shumë Llapi, i cili mbetet ende në vendin e nëntë – në zonën e rrezikshme – me vetëm 23 pikë të tubuara.
Ndeshjen e ardhshme, Prishtina e zhvillon si mysafire ndaj Ballkanit në Suharekë.
Llapi në anën tjetër i bën konak Dritës në Podujevë, raporton Express.