Moti në Shqipëri me shi dhe mjegull në pjesën më të madhe të vendit

Moti në Shqipëri me shi dhe mjegull në pjesën më të madhe të vendit

Në Shqipëri sot pritet të ketë mot të paqëndrueshëm, me reshje të herëpashershme shiu dhe mjegull në zonat luginore, duke filluar që në orët e para të mëngjesit.

Reshjet do të jenë të karakterit të ulët, përfshirë pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimeve, në zonën e veriperëndimit reshjet mund të jenë të intensitetit mesatar, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje të herëpashershme me intensitet të ulët.

Mjegulla, pritet  të ndikoje gjatë ditës e cila do të jetë më e dendur në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos në zonat luginore. Reshjet e shiut do të shoqërohen gjithashtu me mjegullinë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, erë mund të arrijë deri në 10 m/s.

Share This