Hekurudha Durrës- Prishtinë, përfundon prezantimi i studimit të fizibilitetit

Hekurudha Durrës- Prishtinë, përfundon prezantimi i studimit të fizibilitetit

Studimi i fizibilitetit dhe projekt-ideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë tashmë ka përfunduar. Ky fakt u bë me dije nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në rrjetin social Facebook, ku shtoi se raporti është prezantuar nga dy skuadra nga Kosova dhe Shqipëria.

Pas këtij studimi mbetet vetëm realizimi i kësaj vepre infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi. “Hekurudha Kuq e Zi”, shkruan Balluku.

Kjo hekurudhë ka rëndësi jo vetëm si transport tregtarë, që do të lidhë portin e Durrësit me portin e Thatë të Prishtinës, por edhe si një transport alternativ që do të lidhë udhëtarët e shumtë midis dy vendeve. Kjo hekurudhë nuk bën pjesë në korridoret e transportit europian, si rasti i segmenteve Vorë- Hani i Hotit apo Durrës-Pogradec.

Hekurudha që do të lidh Shqipërinë me Kosovën, pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit. Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.

Share This