
Drita e Prishtina në gjysmëfinale të kupës
Pas Llapit e Drenicës kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll e kanë siguruar edhe Drita dhe Prishtina.
Drita triumfoi me rezultat të lartë 4:0 ndaj skuadrës së Ligës së Parë, Prishtinës së Re, me golat e shënuar nga Rron Broja (7′), Kastriot Selmani (47′), Arb Manaj (59′) dhe Iljasa Zulfiu (88′).
Me të njëjtin rezultat fitores iu gëzua edhe Prishtina kundër Vëllaznimit (4:0). Najeeb Yakubu (17′), Dion Gallapeni (59′), Ron Raçi (70′) dhe Alban Shillova (82′) ishin protagonistët e golave për bardhekaltrit e kryeqytetit.