Fernandes: Çdo pikë është vendimtare për ne

Fernandes: Çdo pikë është vendimtare për ne

Mesfushori portugez i Manchester United, Bruno Fernandes, ka theksuar rëndësinë e çdo pike në këtë fazë kritike të sezonit.

Pas barazimit 2-2 ndaj Evertonit, ku ai shënoi një nga golat për “Djajtë e Kuq”, Fernandes, ka folur për kanalet zyrtare të klubit të tij, duke analizuar ndeshjen dhe situatën e ekipit.

“Kur je në dhomat e zhveshjes në gjysmën e lojës, duhet të përqendrohesh te vetja dhe të përpiqesh të rrisësh nivelin dhe lojën tënde për të marrë diçka nga ndeshja. Pjesa e parë ishte e vështirë për ne, sepse provuam shumë gjëra, por ato nuk po funksiononin siç dëshironim,” tha ai.

Duke folur për kthesën e ekipit në pjesën e dytë, Fernandes shtoi: “Kur je në disavantazh 2-0, ke më shumë liri sepse nuk ke më asgjë për të humbur. Kjo na dha mundësinë të ndryshojmë diçka dhe të arrijmë barazimin.”

Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e rezultateve në këtë periudhë të sezonit.

“Çdo pikë tani është vendimtare për ne, sepse jemi në një pozicion shumë të vështirë. Nuk është aty ku duhet të jetë ky klub. Duhet të kërkojmë më shumë nga vetja”, theksoi Fernandes.

Share This