Kallas: Zelensky është një president i zgjedhur në zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kallas: Zelensky është një president i zgjedhur në zgjedhje të lira dhe të ndershme

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka mbështetur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ka theksuar legjitimitetin e zyrës së tij.

“Zelensky është një udhëheqës i zgjedhur, i zgjedhur në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Kallas, në një mbledhje të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel në përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kohët e fundit akuzoi Zelensky si një “diktator” pa zgjedhje.

Ukrainasit do të shkonin në kutitë e votimit në vitin 2024, por ligji ukrainas nuk lejon që zgjedhjet presidenciale të mbahen kur është në fuqi ligji i luftës.

“Sigurisht që në kohë lufte nuk mund të kesh zgjedhje”, tha Kallas, duke shtuar se këtë e parashikojnë shumë kushtetuta kombëtare.

Pas deklaratës se Trump, Kallas tha se ajo ishte e sigurt se presidenti amerikan kishte bërë një gabim dhe se e kishte ngatërruar Zelensky me presidentin rus Vladimir Putin.

“Rusia nuk ka pasur zgjedhje për 25 vjet”, tha ajo.

Legjitimiteti i zgjedhjeve presidenciale ruse nën drejtimin e Putinit është vënë në pikëpyetje.

Kritikët pretendojnë se mungesa e kandidatëve të vërtetë të opozitës, mediave të lira dhe vëzhguesve të pavarur pengon një votim të lirë dhe të drejtë. /ATSH/

Share This