
Gjesti i merr kapelën e babait, Valbona shpërthen nga zemërimi! “Ka luftuar për Kosovën…” (VIDEO)
Gjesti ka krijuar një situatë të tensionuar në , duke marrë kapelën e babait të ndjerë të Valbonës
Gjesti ka krijuar një situatë të tensionuar në shtëpinë e Big Brother VIP, duke marrë kapelën e babait të ndjerë të Valbona Mhillit. Edhe pse banori nga Kosova e kishte vënë kapelën në kokë, ai theksoi se nuk kishte qëllim ta përdorte për t’u tallur me të.
Në momentin që Valbona pa kapelën e babait të saj tek Gjesti, shpërtheu në zemërim, duke i kujtuar se babai i saj ka luftuar për Kosovën dhe Shqipërinë. Ajo theksoi rëndësinë e kësaj kapeleje dhe se shumë kolegë të babait e mbajnë atë me nder.
Ka luftuar për Kosovën e Shqipërinë kjo kapele, im atë. Nuk ta lejoj të tallesh me të
Për më tepër, gazetarja kërkoi që Gjesti të tregonte respekt për mesazhin që kishte marrë në ‘Big Love’, ku thuhej:
Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Pas këtyre fjalëve, të pranishmit në shtëpi e duartrokisën mesazhin e Valbonës.