
Sacchi: Atalanta, në garë për titull të kampionit deri në fund
Ish-trajneri italian, Arrigo Sacchi, është i bindur se Atalanta është një nga pretendentet kryesore për titullin kampion në Serie A, përkrah Interit dhe Napolit.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ai theksoi se skuadra e Gian Piero Gasperinit ka potencialin dhe energjinë për të luftuar deri në fund për titull të kampionit.
“Skuadra e Gasperinit është eliminuar nga Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve. Tani ata do të përqendrojnë të gjithë energjinë e tyre në arritjen e titullit, jam i bindur për këtë,” tha Sacchi.
Ai mendon se fitorja e Atalantës ndaj Empolit është një sinjal i qartë i forcës dhe stabilitetit të skuadrës.
“Kjo tregon se mjedisi është i shëndetshëm dhe se demoralizimi nuk ka ndikuar te skuadra. Çdo ekip në ligë e ka ndjerë lodhjen, por Atalanta do të luftojë për Scudetton deri në fund”, theksoi ai.