Gatti: Një fitore shumë e rëndësishme

Gatti: Një fitore shumë e rëndësishme

Mbrojtësi i Juventusit, Federico Gatti, në një prononcim për ‘DAZN’, ka komentuar fitoren e ekipit të tij ndaj Cagliarit.

Ai mendon se kjo fitore është një hap i rëndësishëm për rikthimin e juventinëve në rrugën e duhur.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim përsëri. Ishte një fushë e vështirë,” tha Gatti.

“Ne duhet t’i menaxhojmë më mirë momentet e lodhjes, por fitorja ishte shumë e rëndësishme për ne”, theksoi ai.

Ai gjithashtu ka folur edhe për konkurrencën e fortë në kampionat dhe rëndësinë e një objektivi madhor për torinezët.

“Renditja është e ngushtë dhe ne duam të bëjmë më të mirën. Liga e Kampionëve është sigurisht një objektiv i rëndësishëm për ne”, pohoi Gatti.

Share This