Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se depërtimi i masave ajrore relativisht të thata e të ftohta me origjinë veriore do të bëjë që edhe për ditën e premte moti të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin, por i ftohtë sidomos në vlerat minimale gjatë orëve të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3-6m/s, ndërsa në lugina e bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur, mjegullinë dhe shikim i reduktuar pritet në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Ngrica përgjatë akseve rrugore parashikohet të jetë në relievet malore në veri të vendit.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -1/10 Diell
Kukës -6/3 Diell
Lezhë 1/10 Diell
Dibër -6/8 Diell
Durrës 1/13 Diell
Tiranë 0/13 Diell
Elbasan 0/12 Diell
Berat -1/14 Diell
Vlorë 1/14 Diell
Korçë -6/6 Diell
Gjirokastër -4/13 Diell
Sarandë 2/16 Diell
Share This