
Tahiri: Shqetësuese pozita e Kosovës e Shqipërisë në raport me SHBA-të
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Konferenca e Munihut për Siguri la në margjina Ramën e Kurtin, që nuk arritën të takohen me zëvendës presidentin amerikan JD Vance.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se është shumë shqetësuese pozita e dy shteteve tona në raport me SHBA-të dhe se ardhja e presidentit Trump është porosi se shtetet tona duhet të kenë liderë demokrat dhe jo autokrat.
Një gjë e mirë thotë se ndodhi në këtë konferencë, që Kurti e Rama i buzëqeshën njëri-tjetrit pas një kohe të gjatë.
Postimi i saj i plotë:
Konferenca e Munihut per Siguri la ne margjina Ramen dhe Kurtin, nuk arriten te takohen me zevendes presidentin amerikan JD Vance, i cili ne fjalimin e tij beri me dije se lidere autokrat qe shtypin opoziten e arrestojne kundershtaret politik cenojne vlerat e perbashketa demokratike – Eshte shume shqetesuese pozita e dy shteteve tona ne raport me SHBA, ardhja e presidentit Trump eshte porosi se shtetet tona duhet te kene lidere demokrat dhe jo autokrat – por nje gje e mire ndodhi ne Munih sepse Rama e Kurti i buzeqeshen njeri tjetrit kur u takuan, pas nje kohe te gjate te buzeqeshjes se ngrire qe paten mes vete – me gjase merzia e dobesimit politik e te dyve i afroi.