Rafuna dhe Grogan flasin për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik

Rafuna dhe Grogan flasin për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim me Presidentin e Odës Ekonomike Britanike Kosovare, John Grogan.

Në këtë takim u diskutua mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe iniciativat për nxitjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu, Oda Ekonomike Britanike Kosovare shprehu gatishmërinë për t’iu bashkuar Zyrës së Diasporës në kuadër të OEK, e cila është në proceset e themelimit.

Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare për të mbështetur zhvillimin e bizneseve vendore.

Share This