‘Ethet’ e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me duele joshëse

‘Ethet’ e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me duele joshëse

‘Ethet’ e Ligës më të madhe në Evropë,  Ligës së Kampionëve rikthen sonte me katër ndeshjet e fazës së Play-Off-it.

Padyshim se kryendeshja e sotëm do të luhet në ‘San Siro’, ku do të përballen Milani dhe Feyenoordi.

Skuadrën italiane e pret një sfidë e vështirë pasi kërkon përmbysjen e ndeshjes së parë që flet në favor të skuadrës holandeze.

Feyenoord një javë më parë e kishte mundur Milanin, me rezultat 1-0, kështu që sfida e sotëm do të përcaktojë ekipin që do të kalojë në rundin tjetër të garave në elitën e futbollit evropian.

Duel joshëse pritet të luhet edhe në ballafaqimin mes Atalantës dhe Clube Brugge, ku skuadra nga Bergamo do të kërkojë përmbysjen e rezultat të parë (2-3) që është në favor të ekipi belg.

Ndërkaq, Bayern Munich është më afër kualifikimit në rrethin tjetër në garave në Ligën e Kampionëve pasi që kishte triumfuar në udhëtim tek Celtic (2-1), në sfidën e parë.

Benfica-Monaco, është një tjetër duel që pritet të sjellë një ndeshje interesante. Skuadra portugeze në këtë duel hyn më epërsinë prej 1-0, të arritur në përballjen e parë.

Sonte takohen:

18:45, Milan-Feyenoord

21:00, Atalanta-Club Brugge

21:00, Bayern Munich-Celtic

21:00, Benfica-Monaco

Share This