Në Prizren organizohet turneu i Pavarësisë, Ademi: Me emocion dhe krenari, në qytetin historik të Prizrenit, shënuam këtë ditë të madhe

Në Prizren organizohet turneu i Pavarësisë, Ademi: Me emocion dhe krenari, në qytetin historik të Prizrenit, shënuam këtë ditë të madhe

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ishte i pranishëm në Prizren me rastin e organizmit të turneut të Pavarësisë, ku bashkuan veteranët e futbollit nga Turqia, Bosnja e Hercegovina, Kosova si dhe ata të FC Liria.

“Festuam 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prizren! Me emocion dhe krenari, në qytetin historik të Prizrenit, shënuam këtë ditë të madhe me turneun e Pavarësisë, ku u bashkuan veteranët e futbollit nga Turqia, Bosnja e Hercegovina, Kosova si dhe ata të FC Liria. Në një ditë si kjo, sporti bëhet ura që na lidh, duke kujtuar me respekt dhe krenari momentet e lavdisë dhe sakrificës së popullit tonë.

Faleminderit Komunës së Prizrenit për mbështetjen dhe veteranëve të LRF Prizreni për organizimin e këtij turneu të veçantë!”, ka shkruar në “Facebook” presidenti Ademi.

Share This