Pas dy golave të shënuara, Muriqi: Jam personi më i lumtur në botë

Pas dy golave të shënuara, Muriqi: Jam personi më i lumtur në botë

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka rigjetur formën e tij më të mirë dhe këtë e dëshmoi edhe në fitoren e fundit të Mallorcas.

Mallorca triumfoi me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Las Palmas në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit spanjoll.

Muriqi ishte autor i dy golave të realizuar në këtë takim duke ndihmuar ekipin e tij të arkëtojë tri pikë me vlerë në garën për të siguruar garat evropiane.

Pas përfundimit të ndeshjes, Muriqi u shpreh shumë i lumtur për golat e shënuar duke deklaruar se nuk ka njeri më të lumtur në botë se sa ai.

“Jam shumë i lumtur, momentalisht nuk ka asnjë person më të lumtur në botë se sa unë”.  “Kam shënuar dy gola dhe ekipi ia arriti ta fitonte ndeshjen, po shikoj para që të bëjë më shumë”, ka thënë fillimisht Muriqi.

30-vjeçari pati mundësinë që të kompletonte edhe het-trikun e tij, por këtë fatkeqësisht ia mohoi shtylla. “Ishte fat i keq, por kështu e ka futbolli. Shpresoj që kjo do të më ndihmojë të punoj më shumë për të shënuar edhe javën tjetër”.

Në fund, sulmuesi dardan foli në përgjithësi për performancën e Mallorcas në këtë takim.

“Në pjesën e parë përveç që shënuam golat kemi luajtur shumë mirë. Në të dytën kemi vuajtur pak por e kemi ditur se duhet të fitojmë”.  “Duhej ta fitonim këtë ndeshje që t’i jepnim fund kësaj serie të keqe dhe jam shumë i lumtur që e arritëm këtë”, përfundoi ai.

Share This