
Moti sot kryesisht i vranët
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.
“Temperaturat minimale pritet të jenë nga -2 deri 0°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, njofton IHMK.