
Numërimi i votave të kandidatëve përfundon në 6 komuna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë numëruar votat për 400 vendvotime.
Njëkohësisht në Qendrat Komunale të Numërimit po bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë.
KQZ ka bërë të ditur se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka përfunduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 6 komuna, Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh, Ranillug, Junik dhe Kllokot.
Ndërkohë, ky proces është duke vazhduar në 28 komuna të tjera, ndërsa në këtë numërim deri më tani nuk janë përfshirë vetëm 4 komunat në veri si dhe komuna e Mamushës.