Inzaghi pas fitores ndaj Fiorentinës: Tifozët ishin të mrekullueshëm

Inzaghi pas fitores ndaj Fiorentinës: Tifozët ishin të mrekullueshëm

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, duke folur për ‘DAZN’, ka analizuar fitoren e skuadrës së tij 2-1 ndaj Fiorentinës.

Ai u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe mbështetjen e tifozëve në një ndeshje të vështirë.

“Ne fituam një ndeshje të rëndësishme. Tifozët ishin të mrekullueshëm dhe na shoqëruan në këtë sfidë të vështirë. Si trajner, jam shumë i kënaqur”, tha Inzaghi.

I pyetur nëse kjo ndeshje kishte një peshë të veçantë për të, trajneri zikaltër theksoi rëndësinë e fokusit dhe qetësisë në momentet e vështira.

“Në këto ditë jemi munduar të rikuperohemi dhe të mos i kushtojmë vëmendje zërave kundër nesh. Djemtë luajtën një lojë të shkëlqyer. Nuk ishte e lehtë, sepse Fiorentina mbrohej shumë. Na duhej të luanim me vëmendje të madhe dhe, pas asaj penalltie në pjesën e dytë, duhej të reagonim. Ishim shumë të mirë për të mos i lejuar ata të kundërsulmojnë,” përfundoi ai.

Share This