
Brazili i vendos ultimatum Ancelottit
Ky mund të jetë sezoni i fundit i Carlo Ancelottit në krye të Realit të Madridit.
Sipas “OK Diario”, Federata braziliane e futbollit (CBF) e pëlqen shumë trajnerin e madrilenëve, por nuk ka ndërmend të presë përgjithmonë.
Për këtë arsye, pas Superkupës së Spanjës, agjentët e trajnerit u njoftuan se Ancelotti do të ketë afat deri në maj për të marrë një vendim. Ndërkohë Brazili është në pritje të tij.
Trajneri i njohur deri më tani e ka refuzuar ftesën e ardhur nga kombëtarja braziliane, por mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë deri në maj.