
Lando Norris, triumf në Hungari
Formula 1 ka zhvilluar Çmimin e Madh të Hungarisë, që ka shkuar për Lando Norris, piloti i Mekklaren, i cili ishte përpara shokut të tij të skuadrës, Piastrit.
Një vend në podium dhe për Rasëll, kurse shpresa e Ferrarit për një fitore të mundshem, Lëklerk, ishte në vendin e katërt duke i zhgënjyer të gjithë. Ljuis Hamilton vetëm i dymbëdhjeti. Lëklerk e nis pas startit nga Pole-Position, por e mbyll garën pas pit-stopit të dytë.
Ndërrimi i fundit i gomave, për fat të keq, ka funksionuar jo mirë dhe piloti i Ferrarit bie preh e sulmit të Piastrit dhe Rasëll. Norris është gjendur në krye të garës, teksa kishte zgjedhur të bënte vetëm një ndalesë, apo pit-stop. Britaniku arrin t’i rezistojë sulmeve të furishme të Piastrit në xhirot e fundit dhe krye një fitore të jashtëzakonshme pas një pune strategjike të tij dhe kompanisë.
Në vendin e pestë Alonso me një garë shumë të mirë, që ishte përpara surprizuesit Bortoleto. I nënti Verstapen. Formula 1 kryesohet nga Piastri me 284 pikë, kurse Norris në vendin e dytë me 275 pikë. Që do të thotë 9 pikë diferencë e deri në fund do të kemi një garë të ethshme mes pilotëve të Mekklaren për t’u shpallur Kampion Botë.
Për makinat, apo konstruktorët, vendi i parë është për Mekklaren me 559 pikë. Formula 1 rikthehet në pistë më 31 gusht me Çmimin e Madh të Holandës. /rtsh/


