Abdixhku: Qëndrimet politike, pas numërimit përfundimtar të votave

Abdixhku: Qëndrimet politike, pas numërimit përfundimtar të votave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, që sipas rezultateve preliminare të KQZ-së doli si parti e tretë nga procesi zgjedhor, ka thënë se rritja e tyre, i jep mundësi e qetësi organizimit të brendshëm partiak , ndonëse këtë rritje e quan të pamjaftueshme për ndryshim.

Abdixhiku, ka thënë se vetëm pas numërimit përfundimtar, LDK-ja do të ofrojë qëndrimet e veta politike.

“Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak, dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar. Por, kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë, dhe për këtë ndjejë keqardhje. Pavarësisht të gjithave, do të ketë dritë. Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura, sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike”, thotë Abdixhiku, raporton rtk.

Ai ka falënderuar qytetarët që mbështetën LDK-në në zgjedhje.

“Të gjithë votuesve tanë, ju faleminderit që mbështetët Lidhjen tonë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju faleminderit që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me kaq vullnet e me kaq emocion në këto zgjedhje. Asgjë mangut. Punuam mbarë. Ecëm drejtë. Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë”.

Share This